Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rama: Rishikim privatizimeve

Si shpifje të kryeministit Berisha. Kështu i ka cilësuar Edi Rama deklarimet e kreut të qeverisë, kur është shprehur se opozita është kundra privatizimeve.
Zoti Rama siguroi se PS do të jetë një aleate e madhe e botës së biznesit dhe sipërmarrësve që pasurohen në rrugën e ligjshme. Sikurse edhe më parë, Rama u shpreh se do të ketë një rishikim të çdo kontrate që është firmosur në dëm të interesave kombëtare. “Do e rishikojmë cdo ligj dhe kontratë koncesionare që është nënshkruar në dëm të interesit publik. Kush ka marrë favore nga lidhjet me Saliun duhet ta ketë të qartë
Edi Rama
Kreu i PS se do i rikthejë publikut atë që i takon”, deklaroi kreu i PS-së.
Kryesocialisti Rama gjatë daljes publike për median foli edhe për çështjen e shumëdebatuar të kufirit detar me Greqinë e cila sipas tij duhet të marrë zgjidhje vetëm në bazë të reciprocitetit mes dy vendeve.
“Greqia është vend mik dhe partner, por fqinjësia e mirë me të forcohet me reciprocitet dhe jo me koncesione të papranueshme”, theksoi Rama.

Top-Channel, 26.08.2012