Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vdes minatori në Martanesh. Reagon Ministria

Krasta, qyteza e minatoreve te kromit, është tronditur sot nga një tjetër ngjarje e rëndë në një nga galeritë e shumta të shfrytëzimit, ku ka humbur jetën një minator.
Burime nga policia konfirmojne se gjate paradites së të enjtes, në një nga galeritë private në Thekën të Komunes Martanesh të rrethit të Bulqizës, ku një minator teksa po punonte për nxjerrjen e kromit është aksidentuar rëndë pasi e ka zënë nën vehte një masiv minerali.
I aksidentuari eshte nxjerre nga minatoret e tjere  jashte galerise por fatkesisht ai nuk ka mundur t’i rezistojë plageve te marra gjate rruges per ne Spitalin e Bulqizes. Viktima quhet Gani Toçi 61 vjeç, i cili punonte si minator ne nje nga galerite private. Nderkohe grupi hetimor ne vendgjarje po punon per te evidentuar shkaqet e aksidentit tragjik.

TOP Channel, 10.08.2012

Njoftim per shtyp i METE
Dje rreth orës 10: 20 paradite, në Komunën Martanesh, Bulqizë, ka ndodhur një aksident i rëndë me pasojë humbjen e jetës të të ndjerit Gani Doci, 63 vjeç, me profesion minator.
Sipas të dhënave paraprake që METE disponon, i ndjeri ka humbur jetën ndërsa transportohej për në spital.
Në çastin  kur ka ndodhur ngjarja, një bllok minerali është shkëputur dhe e ka goditur të ndjerin në këmbë, ndërkohë që ai  ishte duke punuar në galerinë, e cila administrohet nga Shoqëria Ylberi sh.p.k, me leje minerale nr.507.
Me të marrë vesh lajmin, në vendngjarje janë nisur me urgjencë inspektorët e RISHM-it. Inspektorët e RISHM-it do të ndërmarrin një hetim të thellë me qëllim zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës është në ndjekje të plotë të kësaj situate. Në të njëjtën kohë, METE po bashkëpunon ngushtësisht me Pushtetin Vendor dhe me Policinë e Shtetit.
METE i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Doci, për humbjen e njeriut të tyre të afërt dhe të dashur !

energjia.al, 11.08.2012