Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maqedoni: “Shlyej borxhin e energjise deri në fund të gushtit”

Qytetarëve dhe subjekteve afariste u mbeten edhe tri javë t’i shfrytëzojnë volitshmëritë nga fushata e EVN Maqedoni “Shlyej borxhin” që të paguajnë borxhet për energjinë e shpenzuar dhe ato për të cilat EVN ka ngritur procedurë gjyqësore.
Deri në fund të gushtit kur edhe përfundon fushata, amvisëritë do të munden t’i paguajnë në dy këste borxhet e tyre, ndërsa kompanitë do të mund ta bëjnë këtë vetëm me një këst duke mos iu llogaritur interesi shtesë.
Nga EVN Maqedoni informojnë se prej 1 qershorit këtë vit, kur filloi fushata, deri më sot janë lidhur 15.000 marrëveshje.
Volitshmëritë që t’i paguajnë kërkesat e rregullta në disa këste e kanë shfrytëzuar mbi 5.300 shfrytëzues, ndërsa mbi 5.100 e kanë paguar në tërësi borxhin duke u liruar nga interesi shtesë për pagesë të vonuar të energjisë elektrike të shpenzuar.

Agjensia e Lajmeve Zhurnal, 07.08.2012