Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maqedoni: Lirohen karburantet për 3 denarë

Vijon edhe këtë javë lirimi i karburanteve. Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka marrë vendim për të liruar për 2,5 denarë benzinën EuroSuper 95, për 3 denarë benzinën EuroSuper 98 dhe për po aq dizelin.
KRRE arsyeton këto ulje çmimesh me rënien e vlerës së naftës së papërpunuar në tregun botëror gjatë javës së kaluar.
Rënie të çmimeve prej 3 denarë shënojnë edhe vaji i lehtë për amvisëri dhe mazuti.

Agjensia e Lajmeve Zhurnal, 02.07.2012