Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maqedoni: Benzinat lirohen për 3,5, dizeli për 3 denarë

Benzinat në mesnatë lirohen për 3,5 denarë, ndërsa karburantet dizel për 3 denarë për një litër, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë.
Çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-95 do të jetë 78, ndërsa i EUROSUPER BS-98 do të jetë 80 denarë për një litër. EURODIZELI (D-E V) do të shitet për 67,50, ndërsa Ekstra vaji i lehtë për amvisëri (EL-1) për 56 denarë për një litër. Për 2,47 denarë lirohet edhe mazuti, ndërsa do të kushtojë 42,378 denarë për një kilogram.
Me vendimin e Komisionit rregullator për energjetikë, çmimet rafinerike të derivateve të naftës ulen mesatarisht për 6,21%, ndërsa ato me pakicë për 4,65%. Komisioni e elaboron korrigjimin e çmimeve me shtrenjtimin e naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e kaluara për 7,44% dhe me ndryshimin e kursit të denarit në krahasim me dollarin për 0,59%.

Agjensia e Lajmeve Zhurnal, 18.06.2012