Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maqedoni: Benzina lirohet për gjysmë denari, dizeli për 1,5 denarë për litër

Benzinat prej sonte në mesnatë lirohen për gjysmë denari, ndërsa çmimi i dizel derivateve ulet për 1,5 denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator Energjetikë (KRE). Me vendimin bëhet ulja e  çmimeve rafinerike dhe me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,14, gjegjësisht 1,71 për qind.
Çmim i ri në pakicë i EUROSUPER BS-95 është 81,50 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet për 83,50 denarë për litër. EURODIZEL (D-E V) do të kushtojë 70,50 , ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) 59 denarë për litër. Me vendimin e KRE-së për 1,008 denarë për një kilogram ulen edhe çmimet me pakicë të mazutit M-1 NS, i cili tani do të shitet për 44,848 denarë për një kilogram.
Si shkak për uljen e çmimit të derivateve të naftës nga KRE i potencojnë 4,61 për qind çmimin më të ulët mesatar të naftës së papërpunuar në periudhën e kaluar 14-të ditore dhe për 1,86 për qind kursin më të lartë të dollarit në krahasim me denarin.

TV Alsat-M, 04.06.2012