Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maqedoni: Lirohen benzina për 1,5 dhe dizeli për 0,5 denarë

Benzinat prej sonte në mesnatë lirohen për 1,5 denarë, ndërsa dizeli edhe për gjysmë denari, vendosi Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE).
Sipas vendimit të KRRK-së, një litër EUROSUOER BS-65 do të shitet për 82 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 për 84 denarë. Çmim i i ri i EURODIZEL (D-E V) është 72 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) ulet për një denar dhe do të kushtojë 60,50 denarë për litër. Çmimit i shitjes me pakicë i mazutit M-1 NS ulet për 0,847 denarë dhe do të jetë 45,856 denarë për kilogram.
Çmimet me pakicë të derivateve të naftës, në pajtim me Metodologjinë për formimin e çmimeve, ulen mesatarisht për 1,42 për qind.

Agjensia e Lajmeve Zhurnal, 21.05.2012