Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

IFC dhe Zvicra mbështesin Menaxhimin e Mbetjeve të Ngurta të Shqipërisë (eng also)

Zyra e Korporatës Financiare Ndërkombëtare dhe e ajo e Bashkëpunimit Zviceran në Tiranë organizuan një tryezë të rrumbullakët mbi Partneritetin Publik-Privat në Menaxhimin e Mbetjeve të Ngurta të Shqipërisë
Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC), anëtare e grupit të Bankës Botërore, në bashkëpunim me Zyrën e Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri, organizoi të parën tryezë të rrumbullakët me sektorin publik-privat mbi menaxhimin e qendrueshëm dhe të integruar të mbetjeve të ngurta në Tiranë në 13 mars, për t’i ndihmuar kompanitë e sektorit privat të përfshihen në menaxhimin e mbetjeve të ngurta të Shqipërisë.
Isabel Perich, Drejtore e Zyrës së Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri theksoi se “Diskutimi për zgjidhjet që mund ofrojë partneriteti publik-privat është një mundësi shumë e mirë për menaxhimin e integruar të mbetjeve të ngurta në Shqipëri. Ne jemi të kënaqur për partneritetin me IFC-në në këtë nismë, si edhe për prezantimin e një përvoje konkrete të administrimit të mbetjeve të ngurta në bashkitë e Shkodrës dhe Lezhës, mbështetur nga Zvicra. Gjithashtu, ne jemi të kënaqur që të ndajmë me ju një shembull Zviceriano-Gjerman të partneritetit publik-privat për bashkëpërpunimin e mbeturinave në prodhimin e çimentos, shembull ky që ne shpresojmë se mund të zbatohet edhe në realitetin shqiptar.”
Menaxhimi i qendrueshëm dhe i integruar i mbetjeve të ngurta nënkupton, procesin e menaxhimit të mbetjeve të ngurta që është ekonomikisht fitimprurës, mbart përgjegjësi mjedisore dhe sociale, përfshirë riciklimin, ripërdorimin, bashkëpërpunimin, djegien, trajtimin paraprak, si dhe izolimin/groposjen e mbetjeve të ngurta. Menaxhimi i qendrueshëm dhe i integruar i mbetjeve të ngurta eliminon djegien apo hedhjen e pakontrolluar të mbeturinave.
Taulant Bino, Zëvendës Ministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave tha se pika fillestare e gjetjes së fondeve për të mbuluar koston e menaxhimit të mbetjeve është pagesa nga ana e ndotësve, që do të thotë që prodhuesit e mbetjeve duhet të paguajnë koston totale të menaxhimit të mbetjeve të tyre. “Megjithatë, duke pasur parasysh koston shumë të lartë të një procesi të tillë, nuk mund të pritet që banorët të financojnë menjëherë shpenzimet për kapitalet e nevojshme. Në këtë kontekst iniciativat për Partneritet Publik Privat janë të domosdoshme. Kuadri i ri ligjor për Partneritetin Publik Privat dhe ai për koncesionet krijojnë mundësi të reja për Partneritet Publik Privat në sektorin e menaxhimit të mbetjeve të ngurta. Autoritetet e pushtetit vendor të mbështetura nga autoritetet e pushtetit qendror duhet të angazhohen për këto mundësi të reja për të përmbushur standartet evropiane në menaxhimin e mbeturinave dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës të qytetarëve tanë.”
Tryeza e rrumbullakët siguroi një kornizë inovatore për përfaqësuesit e pushtetit vendor dhe qendror, deputetë, përfaqësuesit e sektorit privat, OJF-ve, IFC, ekspertë zviceranë në fushat përkatëse, institucionet ndërkombëtare financiare dhe organizatat e donatorëve për të diskutuar çështjet në lidhje me pjesëmarrjen e sektorit privat në projekte të menaxhimit të qendrueshëm dhe të integruar të mbetjeve të ngurta në bashkitë e Shqipërisë, si dhe shembujt ndërkombëtare më të mirë në këtë fushë.
Elira Sakiqi, përfaqësuese e IFC-së në Shqipëri tha: “IFC po mbështet autoritetet shqiptare për të prezantuar aktivizimin e sektorit privat në zhvillimin e infrastrukturës në bashki dhe në përgjithësi infrastrukturës kombëtare në vend. Ne shpresojmë se kjo tryezë e rrumbullakët frymëzoi autoritetet shqiptare për të hulumtuar më tej mundësitë për pjesëmarrjen e sektorit privat në menaxhimin e mbetjeve të ngurta”.
Shqipëria u bë anëtare e IFC-së në vitin 1991. Portofoli i investimeve të IFC-së në Shqipëri është rreth 178 milionë dollarë. Shërbimi Këshillimor i IFC-së ka për qëllim të përmirësojë klimën e investimeve, të prezantojë standardet ndërkombëtare, të forcojë qeverisjen e korporatave, si dhe të motivojë pjesëmarrjen e sektorit privat në zhvillimin e projekteve të infrastrukturës.
Rreth IFC-së
IFC, anëtar i Grupit të Bankës Botërore, është institucioni më i madh global i zhvillimit, i përqendruar ekskluzivisht në sektorin privat. Ne ndihmojmë vendet në zhvillim të arrijnë një rritje të qendrueshme ekonomike duke investuar, ofruar shërbime këshillimore për bizneset dhe qeveritë dhe duke mobilizuar kapitale në tregjet financiare ndërkombëtare. Në vitin fiskal 2011, në mes të pasigurisë ekonomike globale, ne ndihmuam klientët tanë për krijimin e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e kushteve mjedisore, duke kontribuar në këtë mënyrë tek komuniteti lokal — ndërkohë të gjitha këto i çuan investimet tona në nivelet më të larta të të gjitha kohërave me rreth 19 miliardë dollarë. Për më shumë informacion, vizitoni www.ifc.org.
Bashkëpunimi Zviceran në Shqipëri
Nëpërmjet bashkëpunimeve dypalëshe dhe shumëpalëshe, qeveria Zvicerane ka kontribuar në Shqipëri deri tani, vetëm në formën e granteve të pa rimbursueshme, me më shumë se 150 milionë Euro. Bashkëpunimi Zviceran sjell në Shqipëri avantazhet krahasuese të Zvicrës dhe njohuritë specifike në fusha të tilla si decentralizimi, arsimi profesional dhe punësimi i të rinjve, sigurimi i riskut, energjia, furnizimi me ujë të pijshëm si dhe reformat në mjedisin e biznesit. Zyra e Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri festoi 15 vjetorin e punës së saj në zhvillimin e vazhdueshëm në Shqipëri. Organet e zhvillimit zvicerane SDC dhe SECO kanë vendosur të vijojnë mbështetjen e tyre për Shqipërinë edhe përtej 2013.

IFC and Swiss Cooperation Office in Tirana Hold a Roundtable on Public-Private Partnerships in Albania’s Solid Waste Management
IFC and Swiss Cooperation Office in Albania support the private sector companies in Albania’s solid waste management
IFC, a member of the World Bank Group, in cooperation with the Swiss Cooperation Office in Albania organized the first public-private roundtable on sustainable and integrated solid waste management in Tirana, on 13 March in order to help engage the private sector companies in Albania’s solid waste management.
“It is a great opportunity to discuss Public-Private Partnership solutions for integrated solid waste management in Albania.” said Isabel Perich, Country Director of Swiss Cooperation Office in Albania. “We are glad to partner with IFC on this initiative and also present a concrete experience of solid waste management in Shkodra and Lezha municipalities, supported by Switzerland. We are also pleased to share a Swiss-German experience of Public-Private Partnership on co-processing waste material in cement production, which we hope that it could be feasibly applied in the Albanian reality. ”
Sustainable and integrated solid waste management refers to the economically profitable, environmentally and socially responsible solid waste management, which includes recycling, reusing, co-processing, incineration, pre-treatment and landfilling of solid waste. Sustainable and integrated solid waste management eliminates uncontrolled burning or dumping of waste.
Taulant Bino, Deputy Minister of Environment, Forestry and Water Management said that the starting point in funding the costs of waste management is the polluters pay principle, which means that the waste producers should pay the full cost of managing their waste as much as possible. “However, considering the very high cost of such a process, the householders cannot be expected to immediately finance the needed capital expenditure. In this context Public-Private Partnership initiatives are a must. The new legal framework on integrated waste management and the one on concessions create new opportunities for Public-Private Partnership in the sector of solid waste management. Local Government Authorities supported by Central Authorities should engage in those new opportunities in order to fulfill the European standards in waste management and to improve the quality of life of our citizens.”
The roundtable provided an innovative setting for representatives of the local and central government, parliamentarians, private sector, NGOs, IFC and Swiss experts in relevant areas, international financing institutions and donor organizations to discuss issues regarding private sector participation in sustainable and integrated solid waste management projects in Albania’s municipalities, as well as international best practice in this field.
“IFC is supporting the authorities in Albania to introduce private sector participation in development of municipal and national infrastructure in the country,” said Elira Sakiqi, Country Representative of IFC Office in Albania. “We hope that this roundtable inspired Albanian officials to further investigate opportunities for Private Sector Participation in solid waste management.”
Albania became a member of IFC in 1991. IFC’s investment portfolio in Albania stands at $178 million. IFC Advisory Services aims to improve the investment climate, introduce international standards, strengthen corporate governance, and to attract private sector participation in development of infrastructure projects.
About IFC
IFC, a member of the World Bank Group, is the largest global development institution focused exclusively on the private sector. We help developing countries achieve sustainable growth by financing investment, providing advisory services to businesses and governments, and mobilizing capital in the international financial markets. In fiscal 2011, amid economic uncertainty across the globe, we helped our clients create jobs, strengthen environmental performance, and contribute to their local communities—all while driving our investments to an all-time high of nearly $19 billion. For more information, visit www.ifc.org.
About Swiss Cooperation Office in Albania
Through bilateral cooperation and multilateral programmes, Switzerland has contributed to Albania with more than 150 million Euro so far in form of non-reimbursable grants only. The Swiss Cooperation brings to Albania Switzerland’s comparative advantage and specific know-how in areas such as decentralisation, vocational educational training and youth employment, risk insurance, energy, water and business environment reform. The Swiss Cooperation Office in Albania celebrated the 15th anniversary of its continuous development work in the country. Swiss development bodies SDC and SECO have both decided to continue their development support for Albania beyond 2013.

energjia.al, 14.03.2012