Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Konsumi i energjisë nga Bitcoin është i barabartë me atë të Zvicrës

Bitcoin përdor energji elektrike sa gjithë Zvicra, tregon një pajisje e re online nga Universiteti i Kembrixhit.

Mjeti e bën më të lehtë për të parë se si përdorimi i energjisë së rrjetit të kripto-monedhës krahasohet me subjektet e tjera.

Megjithatë, një ekspert argumentonte se ishte gjurma e karbonit të kripto-monedhës që me të vërtetë kishte rëndësi dhe kërkon konsum.

Aktualisht, pajisja vlerëson se Bitcoin po përdor rreth shtatë gigavat të energjisë elektrike, të barabartë me 0.21% të furnizimit në botë. Kjo është e barabartë me fuqinë që do të gjenerohej nga shtatë centrale bërthamore në të njëjtën kohë.

Gjatë një viti, kjo barazohet me pothuajse të njëjtin konsum të energjisë si Zvicra.

Pajisja e Universitetit të Kembrixhit e modelon jetën ekonomike të ‘minierave’ të Bitcoin-it në botë.

Së fundi, modeli supozon se të gjitha makineritë që gjenerojnë Bitcoin në mbarë botën po punojnë me efikasitete të ndryshme.

Scan,  08.07.2019