Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksklusive: ALBEITI zhvilloi ne mars nje Seminar per Bashkepunimin me Shoqerine Civile dhe Zgjerimin e saj

Me date 2 mars 2012, Sekretariati Shqiptar i Nismës se Transparencës ne Industrinë Nxjerrëse (ALBEITI) organizoi, një seminar me temen “Nisma EITI, Bashkepunimi me shoqerine civile, Zgjerimi dhe forcimi i rrjetit te saj,Anetaresimi i Shqiperise ne EITI”  ne ambientet e Hotelit Monark, ne qytetin e Tiranes. Merrnin pjese shume përfaqësues shoqëria civile, nder te cilët dhe Z. Ilir Aliaj anetar i bordit te MSG për shoqërinë civile, qe u shprehen shume te interesuar dhe kërkuan pjesëmarrje me aktive ne kuadrin e transparencës ne Industrinë Nxjerrëse.
Kreu i Sekretariatit ALBEITI, z. Shkëlqim Hysaj shpjegoi nismën EITI dhe strukturat e ngritura per zbatimin e qëndrueshëm te saj ne Shqipëri, si Grupi Ndërinstitucional i Punës dhe Sekretariati ALBEITI. Ai foli gjithashtu për punën e sekretariatit me kompanitë e naftës dhe ato minerare, dhe per rendësin e raporteve te përgatitur nga audituesit ndërkombëtare. Hysaj nënvizoi se pa pjesëmarrjen aktive dhe bashkepunimit me te gjere me shoqerine civile, sidomos asaj te komuniteteve te zonave nxjerrëse, nuk do te realizohet plotesisht  transparenca e kërkuar nga EITI.
Z. Aliaj ne fjalen e tij vleresoi hapat e bere per procesin EITI dhe shprehu, gadishmerine e tij per nje bashkepunim me te ngushte me Sekretariatin ALBEITI, duke e cilesuar ate si nje mekanizem qe ndihmon  shoqerine Civile shqipetare ne teresi,  dhe ne vecanti transparencen ne sektorin e industrise minerare. Gjithashtu ai informoi, per Zgjerimin e nje rrjeti te shoqerise  civile per Nismen EITI, ne qarkun e Librazhit, Tropojes, Kukesit e Fierit. Nuk la pa permendur dhe bashkepunimin e shoqerise civile me Sekretariatin ALBEITI, ne organizimin dhe financimin e konferences se 7 Rajonale te Euroazise qe u zhvillua ne Tirane, ne tetor 2011 dhe kerkoi qe ky bashkepunim ne te ardhmen te jete sa me i gjere.
Ne fjalën e tij, koordinatori Agim Shehu prezantoi Raportin e Pare EITI 2009 te rakordimit te pagesave te industrive nxjerrëse ne Shqipëri, te realizuar nga kompania e pavarur franceze Fair Links, eksperte e liencuar e EITI, si dhe raportin e vleresimit te procesit deri tani, te realizuar po nga nje kompani e pavarur eksperte, Hart Group, nga Britania e Madhe. Z. Shehu shpjegoi ne detaje rregullat me te cilat funksionon EITI si standard nderkombetar transparence dhe rekomandimet e bëra për Shqipërinë , dhe punën qe pritet si nga shoqëria civile, ashtu dhe nga grupet e tjera te interesit, kompanitë nxjerrëse dhe qeveritë vendore.
Ne prezantimin e tij zoti Brojka, koordinator ne Sekretariatin ALBEITI, sqaroi shkurtimisht hapat e punës bere nga sekretariati per procesin e deklarimeve, u ndal tek legjislacioni dhe mekanizmat e tij duke sqaruar te pranishmit per detyrimet ligjore qe kompanitë minerare, ndërsa  me disa kompani hidrokarburesh është neshkruar një MOU (memorandum mirëkuptimi) . Brojka nënvizoi se 25 perqind e rentës minerare qe i paguhet pushtetit qendror, dhe qe i takon me ligj komunës nga ku ekstraktohen keto minerale, do te sjellin nje zhvillim dhe përmirësim te cilësisë se jetesës ne këto zona.

energjia.al, 14.03.2012