Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Albgaz merr pjesë në seminarin e infrastrukturës së gazit në Ballkanin Perëndimor

Një delegacion i shoqërisë Alagaz Sh.a, kryesuar nga Arbër Avrami morën pjesë në seminarin e Infrastrukturës së Gazit në Ballkanin Perëndimor të zhvilluar në Austri.

Investimi i TAP, tregu i gazit si dhe mundësia e fillimit nga ana e Shqipërisë e projektit IAP ishin edhe 3 projektet kryesore që u prezantuan gjatë këtij seminari.

Ky i fundit u zhvillua nën mbështetjen e Sekretariatit të Energjisë, ku morën pjesë edhe operatorët më të mëdhenj të energjisë, ku secili shtet prezantoi edhe projektet e veta. Prezantimi i arritjeve dhe koordinimi në kuadër të WBIF (Western Balkan Investment Framework) ishte edhe fokusi kryesor i këtij takimi.

Vendi ynë u përfaqësua nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, me Prof.As.Dr.Stavri Themeli.

Iniciativa e Ballkanit Perëndimor, një proces i nisur që prej vitit 2004 synon të mbështesë gjashtë palët kontraktuese të Komunitetit të Energjisë në Evropën Juglindore, që përfshijnë: Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi si dhe Serbinë.

Forcimi i bashkëpunimit rajonal, nxitja e rritjes së qëndrueshme si dhe vendeve të punës po ashtu janë tre nga qëllimet kryesore të kësaj iniciative, e njohur ndryshe edhe si Procesi i Berlinit.

Scan TV,  04.06.2018