Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çokollata Mars në Australi drejt energjisë së gjelbër

Çokollata Mars po bën një hap përpara për të qenë sa më neutrale ndaj karbonit, pasi kompania që i prodhon ato bëri të ditur se duhet të nënshkruajë një marrëveshje 20 –vjeçare në Australi për të gjeneruar 100 për qind të energjisë elektrike nga energjia e rinovueshme deri në vitin 2020.

Marsi, e cila gjithashtu prodhon ushqimin e qenve dhe M & Ms, tha se dega e saj australiane do të nënshkruajë një marrëveshje me kompaninë energjetike Total Eren për të ndërtuar një fabrikë diellore në Viktoria deri nga mesi i vitit 2019.

Prodhuesi i ëmbëlsirave gjithashtu planifikon të lehtësojë ndërtimin e një projekti të dytë të rinovueshme nga Total Eren në New South Wales. Kontratat e dakorduara sipas marrëveshjes do të sigurojnë energji elektrike për të.

Çokollata Mars nuk do të marrë energji direkt nga ferma diellore. Në vend të kësaj, ajo do të nënshkruajë zgjerimin e projektit diellor, duke marrë në dorëzim certifikata energjetike me vlerë të barabartë. Këto në mënyrë efektive kishte kompensuar karbonin e emetuar nga energjia elektrike e përdorur në fabrikat australiane si dhe në dy zyrat e shitjeve të Marsit, bëri të ditur kompania. Australia aktualisht është një nga ndotësit më të keq të gazrave për çdo banor në botë, në lidhje me prodhimin e energjisë elektrike që është kontribuuesi më i madh. Industria globale e ushqimit vlerësohet të jetë përgjegjëse për rreth një të tretën e rrezatimeve të gazrave.

Barry O’Sullivan, tha se kompania Mars ishte e motivuar për të bërë “një angazhim afatgjatë për një planet e qëndrueshme të energjisë së gjelbër, e cila do të ishte përfituesja më e mirë për klientët tanë, konsumatorëve dhe komunitetit lokal dhe global”. Ai tha gjithashtu se rritja e çmimeve të energjisë elektrike vitin e kaluar kishte përshpejtuar planet e kompanisë për të kaluar në të rinovueshme, e cila ajo tashmë ka bërë në SHBA, Britani të Madhe dhe nga nëntë vendet e tjera.

“Ne vepruam me hapa galopant sepse luhatshmëria e çmimeve të energjisë në Australi i bëri burimet e ripërtërishme si opsioni më i mirë për biznesin tonë, përveç marrjes së angazhimeve tona për të eliminuar gazrat nga operacionet tona deri në vitin 2040”, tha O ‘Sullivan. “Ne kemi një rrjet të gjerë furnizuesish lokalë dhe ne do të flasim me ata në lidhje për mënyrën se si ato mund të ndihmojnë në uljen e emetimeve në zinxhirit tonë të furnizimit”.

Scan Tv,  04.06.2018