Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KESH arkëton 13.5 milionë euro për eksportin e marsit

KESH ka mbyllur shitjen e 398 mijë MWh energji për muajin mars duke i siguruar vetes një përfitim prej 13.5 milionë euro. Ky është eksporti më i madh që Korporata ka kryhet qysh nga përmirësimi i situatës hidrike në kaskadën e Drinit. KESH bëri me dije për “Monitor” se sasia e nxjerrë në ankand është rezultat i prodhimit të lartë në funksion të mbajtjes në nivele optimale të rezervuarëve të tre HEC-ve Fierza, Koman dhe Vau i Dejës. Sakaq, tashmë është plotësuar kërkesa e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe shërbimeve ndihmëse të OST.

Çmimi mesatar me të cilin KESH shiti sasinë e fundit të energjisë ishte 33.7 euro/MWh. Korporatat ka hapur gjatë tre muajve të fundit herë pas here procedura për shitje të energjisë por kjo është më e madhja dhe me një afat më të gjatë mbulimi.

Eksportet duket se po përmirësojnë disi financat e drobitura të kompanisë e cila gjatë vitit të kaluar regjistroi një humbje prej rreth 10 milionë dollar ndërkohë që shpenzoi edhe fondin e Bankës Botërore prej 22.4 milionë euro për mbulimin e kërkesës për energji gjatë muajve problematikë të verës.

Fitimi bruto i kompanisë për vitin 2017 ishte 7.7 miliardë lekë ndërkohe që në vitin 2016 ky fitim ishte 1.2 herë më i lartë. Prodhimi i energjisë për vitin e kaluar të total ishte 2.9 milionë MWh gati 74 për qind më pak se viti 2016.

OSHEE ble energjinë për klientët 35 KV

OSHEE njoftoi procedurën për blerjen e energjisë për klientët e lidhur në tension 35 kilovolt dhe që kishin detyrimin e daljes në treg të lirë. Sipas legjislacionit në fuqi këto biznese do ta marrin energjinë nga OSHEE por duke paguar 10 për qind më shumë.

Sasia e blerë në treg nga Shpërndarja në funksionin e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit është 4,464 MWh me një çmim mestar prej 37.75 euro/MWh.

Bizneset do ta blejnë këtë energji me një çmim 10 për qind më të lartë duke e çuar çmimin final në pak më shumë se 40 euro. MWh.

Revista Monitor,  28.02.2018