Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksklusive: Ministria e Financave shfuqizon skemen skandaloze & te deshtuar te shitjes se karburantit me komision midis shumices dhe pakices (shkaku: efekti Bumerang)!!!

Ne projektligjin e ri per “Tatimin mbi Vleren e Shtuar”, Ministria e Financave ka planifikuar shfuqizimin e skemes skandaloze dhe te deshtuar te shitjes se karburantit me komision midis shumices dhe pakices. Megjithese Shoqata e Karburanteve e kishte ankimuar si antikushtetues ne Gjykaten Kushtetuese Udhezimin famkeq nr 17 (me te gjithe ndryshimet e tij te njepasnjeshme dhe kontradiktore; disa te publikuara dhe disa jo), Gjykata vendosi ta lere ate ne fuqi. Gjykata perdori marifetetet e njohura ligjore, duke mos marre parasysh kerkesen e Shoqates me argumente proceduriale dhe jo thelbesore.
Sidoqofte, mbas rreth 1,100 dite aplikimi skandaloz dhe te “kunder-ligjshem” te skemes aktuale, pritet qe me ligjin e ri te kthehemi ne skemen e meparshme, ku shit-blerja e karburanteve do te realizohet ne kushte te nje konkurrence te lire dhe me cmime te liberalizuara. Theksohet se skema aktuale shkakton nje kufizim te thelle te lirive ekonomike te subjekteve te karburanteve, duke i kthyer shoqerite e pakices ne “vasale” te atyre te shumices. Gjithashtu, shoqerite e shumices me nje rrjet te madh pikash karburanti ne pronesi, penalizoheshin qarte nga aplikimi i pikes e, te Udhezimit 17.3, duke mos pasur mundesi per te aplikuar cmime te liberalizuara tek te tretet. Megjithe mungesen totale te mekanizmave te kontrollit, administrata tatimore ka kembengulur vazhdimisht ne zbatimin e skemes skandaloze, duke i shkaktuar humbje kolosale shtetit nga mosarketimi i te ardhurave. Dhe si gjithmone, problemi u zgjidh pjeserisht duke penalizuar (vazhdimisht me te padrejte) me gjoba “mamuth” shoqerite e tregtimit me shumice, per te plotesuar keshtu gropen gjigande qe u shkaktua ne arken e shtetit (aplikimi i konceptit “Bumerang”).
Vete administrata tatimore e ka pranuar, ne Relacionin qe mbeshtet projektligjin, qe skema aktuale eshte e jashteligjshme:
Skemat e furnizimit te karburantit dhe cigareve duke i trajtuar shitesit e metejshem pervec shitesit kryesor si agjent, nuk jane te mbeshtetura ligjerisht sipas trajtimit ne Ligjin e ri, te harmonizuar. Ketu duhet te dallohet efekti i aplikimit te skemave para vendosjes se matesave fiskale dhe pas ne kete lloj aktiviteti. Efekti pozitiv tek karburantet me shume se nga aplikimi i skemes ka ardhur si pasoje e vendosjes se matesave”. Per kete arsye administrata tatimore propozon qe: “Cdo shitje karburant ose cigare konsiderohet furnizim malli dhe jo furnizim nepermjet agjentit“.
Pra e vetmja zgjidhje afatgjate per kete sektor eshte fiskalizimi i plote i te gjithe hallkave, pra prodhim – importim – shumice – pakice, duke kontrolluar keshtu me mekanizma efikase rrjedhjen e informacionit! Megjithe punen per t’u lavderuar te administrates tatimore ne kete drejtim, perseri ngelet akoma per t’u bere qe te arrihet fiskalizimi i plote i sektorit.

Ketu mund te gjeni projektligjin e plote, te cilin shpresojme qe Parlamenti ta miratoje sa me shpejt.

energjia.al, 27.02.2012

PS: Ketu mund te lexoni nje artikull te kohes se vendosjes se skemes skandaloze, i cili konfirmon kete mega-deshtim.