Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nasip Naço në Abu Dhabi: Shqipëria, mundësi dhe kapacitete të shumta energjetike

Në datat 14-15 Janar në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe zhvillohet Sesioni i Dytë i Asamblesë së Agjencisë Ndërkombëtare të Energjive të Rinovueshme (IRENA). Në këtë Asamble marrin pjesë mbi 70 vende anëtare nga gjithë bota, të përfaqësuara nga nivele të larta politike dhe ekzekutive. Shqipëria u përfaqësua në Sesionin e Dytë të Asamblesë së kësaj Organizate nga një delegacion i kryesuar nga ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, i cili gjatë fjalës së tij në këtë tryezë të rrumbullakët prezantoi mundësitë dhe kapacitetet energjetike të vendit tonë. Gjithashtu, ministri i METE, Nasip Naço, bëri një ekspoze të reformave të qeverisë shqiptare për ta shndërruar energjetikën në sektorin me prioritar të ekonomisë tonë. Ministri Naço, pasi radhiti një sërë oportunitetesh në projekte të ndryshme hidroenergjetike, në ndërtimin e parqeve eolike, apo paneleve diellore, ftoi homologët e tij dhe kompanitë e huaja pjesëmarrëse të vijnë në Shqipëri dhe të investojnë për realizimin e këtyre projekteve.
Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço
I pranishëm në këtë sesion ishte dhe ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, i cili gjatë zhvillimit të këtij sesioni, mori fjalën në një tryezë të rrumbullakët të ministrave pjesëmarrës, ku prezantoi mundësitë dhe kapacitetet energjetike të Shqipërisë, si dhe bëri një ekspoze të reformave të qeverisë shqiptare për ta shndërruar energjetikën në sektorin me prioritar të ekonomisë tonë. Gjithashtu, duke shfrytëzuar këtë ftesë të IRENA, ministri i METE, Nasip Naço, pasi radhiti një sërë oportunitetesh në projekte të ndryshme hidroenergjetike, në ndërtimin e parqeve eolike, apo paneleve diellore, ftoi homologët e tij dhe kompanitë e huaja pjesëmarrëse të vijnë në Shqipëri dhe të investojnë për realizimin e këtyre projekteve. Gjithashtu, gjatë punimeve të Asamblesë, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço pati mundësinë të takonte homologët e tij dhe shumë përfaqësues të tjerë të organizatave ndërkombëtare të energjisë, ku u shkëmbyen eksperienca dhe ide konkrete për të avancuar projekte në fushën e energjisë së rinovueshme.
Sesioni i Asamblesë së Agjencisë Ndërkombëtare të Energjive të Rinovueshme (IRENA)
Fokusi i këtij Sesioni ishte promovimi i energjive të rinovueshme dhe hartimi i një programi strategjik në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar për të gjithë vendet anëtare të Agjencisë. Nga diskutimet e pjesëmarrësve dhe ekspertëve të fushës u vu theksi mbi rëndësinë e madhe që kanë projektet e energjisë së rinovueshme, për të përballuar me sukses në të ardhmen sfidat e zhvillimit ekonomik. Në këtë kontekst, pati një konsensus të gjerë ideja e intensifikimit të bashkëpunimit mes qeverive, kompanive energjetike në sektorin privat, qendrave kërkimore dhe institucioneve shkencore, në zhvillimin e projekteve të përbashkëta për të rritur eficiencën e burimeve energjetike.

Gazeta Integrimi, 18.01.2012