Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksklusive: Ministria e Financave perjashton disa kategori per taksen e televizorit tek fatura e CEZ-it

Udhezimi i Ministrise se Financave per percaktimin e tarifes per perdorimin e aparateve televizive.
CEZ Shperndarje informon konsumatoret se bazuar ne Vendimin e Ministrise se Financave (Udhezimi NR. 42, i dates 23.12.2010) tarifa e sherbimit per perdorimin e aparateve televizive faturohet ne baze mujore me 100 Lek ne muaj.
Me Vendim te Ministrise se Financave (Udhezimi nr. 29, i dates 27.12.2011) perjashtohen nga pagesa e tarifes se sherbimit per perdorim e aparateve televizive: Invalidet dhe veteranet e luftes, invalidet e punes, te verbrit, invalidet paraplegjike dhe tetraplegjike, minierat, ujesjellesat, puset e naftes, antenat e telefonise celulare, garazhet e mjeteve levizeve, bashkesite fetare dhe perfaqesite diplomatike.
CEZ Shpërndarje thekson se per invalided dhe veteranet e luftes, eshte e domosdoshme paraqitja e librezes dhe kartes se identitetit. gjithashtu, listat e kategorive qe perjashtohen nga pagesa e tarifes se sherbimit per perdorimin e aparateve televizivi jepen CEZ Shperndarje nga institucionet qeveritare perkatese brenda dates 15 janar te cdo viti. Eshte e rendesishme qe institucionet perkatese te japin informacionin e duhur, ne menyre qe CEZ Shpërndarje te bej te mundur heqjen automatike te faturimit te tarifes nga fatura.
Ketu mund te gjeni njoftimin e plote.

energjia.al, 13.01.2012