Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OST: Rrjeti elektrik në Tiranë kërkon ndërhyrje urgjente

Rrjeti i shpërndarjes së energjisë elektrike në Tiranë është në gjendje të papranueshme dhe kërkon ndërhyrje urgjente.
Kjo u deklarua sot nga administratori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Arben Ibroja, i cili prezantoi projektin për forcimin e rrjetit elektrik në kryeqytet.
“Kërkesa për energji elektrike është rritur me ritme tepër të larta. Për vitin 2010, afërsisht 33% e energjisë që është për nevojat e vendit përdoret vetëm për Tiranën. Këto linja 110 kv kanë një vjetërsi prej 40 apo 50 vjet. Korridoret e mëparshëm të linjave ajrore të transmetimit janë zënë nga ndërtesat e reja. Trasetë e këtyre linjave gjenden tashmë tërësisht brenda zonave urbane.”- deklaroi administratori i OST-së.

www.balkanweb.com, 24.11.2011