Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

AKBN dhe “Petro Manas” miratojnë planin e punës. Synohet çpimi i tre puseve të reja naftënxjerrëse

Pesha: Synohet zgjerimi i hartës në veri dhe lindje të vendit.
Agjensia Kombetare e Burimeve Natyrore dhe kompania kanadeze “Petro Manas” miratuan programin e punës për vitin e ardhshëm, 2012. Në bazë të këtij programi parashikohet çpimi i tre puseve nga ana e kësaj kompanie me qëllim nxerrjen e naftës. Pas një studimi në zona të ndryshme të Shqipërisë, mendohet se këto tre pika mund të jenë burim i mëtejshëm i nxjerrjes së naftes duke zgjeruar në këtë mënyrë hartën e shpërndarjes së puseve naftënxjerrëse. Në takimin e zhvilluar mes Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Drejtori Ekzekutiv i kësaj agjensie, z. Besjan Pesha vlerësoi punën e kompanisë “Petro Manas”. Z.Pesha theksoi se “Puna e Petro Manas mund të revolucianizojë konceptin e vendburimeve naftëmbajtëse në vend duke e berë Shqipërinë një vend akoma dhe më atraktiv për investimet në këtë fushë, njëkohësisht duke zgjeruar hartën e vendndodhjes së puseve të naftës në zonat veriore por edhe lindore të vendit”. Ndërsa përfaqësuesi i kompanisë “Petro Manas” në këtë takim, Malfor Nuri vuri në dukje e madje vlerësoi së tepërmi bashkëpunimin e ngushtë me Agjensinë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe ndihmën që kjo e fundit ka dhënë për të lehtësuar punën e kësaj kompanie në Shqipëri. Në bazë të studimit të kompanisë është përcaktuar qartë vendndodhja e tre puseve ku synohet të nxirret naftë. Programi i punës parashikon çpimin e një pusi të ri në afërsi të qytetit të Shkodrës, një tjetër në afërsi të Elbasanit dhe pusi i tretë mendohet të hapet në afërsi të Beratit.
Takimet këshillimore mes Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe kompanisë Petro Manas janë të përvitshme dhe kanë për synim të zgjerojnë më tej hartën e nxjerrjes së naftës në Shqipëri.
AKBN është Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore e cila promovon, shqyrton dhe monitoron të gjitha projektet dhe investimet në shfrytëzimin e burimeve natyrore të Shqipërisë.

energjia.al, 29.09.2011