Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shqipëria do të përfshihet në TransAdriatik

Autoritetet në Shqipëri po përgatiten që ta përfshijnë vendin në njërin prej rrjeteve më të fuqishme të tranzitimit të gazit nga Deti Kaspik për në kontinentin europian. Projekti i TransAdriatikut me një gjatësi prej 520 km do te kaloje nga Greqia në Shqipëri dhe përfundon në Itali.
Lufta për të siguruar burime energjitike të qëndrueshme mbetet një nga sfidat strategjike globale. Për Bashkimin Europian gazi si një ndër burimet energjitike më të lira në kosto ka përvijuar tre projekte për ndërtim rrjetesh të reja të furnizmit për shtetet anëtare, të cilat kanë si burim kryesor Detin Kaspik. Kjo shikohet dhe si një përpjekje konkrete për të evituar dhe amortizuar varësinë energjitike nga Rusia apo Afrika. Gara për ndërtimin e njërit prej këtyre projekteve që mbështeten fuqishëm nga BE-ja po ndiqet me interes dhe nga autoritetet zyrtare në Tiranë.
Dorian Duçka drejtor i Drejtorisë së Projekteve në Ministrinë e Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës, METE, thotë për DW se tre projektet janë ai NABUKO, që përfshin Turqinë, Bullgarinë, Rumaninë, Hungarinë dhe përfundon në Vienë, me një gjatësi 4 mijë km; është projekti ndërlidhës ITGI, që e ka origjinën po nga Turqia dhe më pas vijon në Greqi e përfundon nëpërmjet Igumenicës në Itali me më shumë se 800 km gjatësi; dhe projekti i tretë është ai që mbështetet nga kansorciumi i tre gjigandëve të gazit në Europë, që janë STATOIL nga Norvegjia, EGL nga Zvicra dhe E-ON Ruhrgaz nga Gjermania.Ministria e Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës,
“Pikërisht projekti i tretë që quhet dhe tubacioni i TransAdriatikut, TAP, me shtrirje 520 km përfshin dhe territorin shqiptar. Pasi ai tranziton nga Greqia për në Shqipëri dhe përfundon në Itali”
Sipas Duçkës eksprtët e shikojnë këtë variant të tretë si projektin më ekonomik.
“Konsidorohet si më i lirë në kosto, zonat nëpër të cilat kalon, përgjatë vijës detare e bëjnë më të sigurtë. Në të njëtën kohë fuqia ekonomike për zbatim është me e lehtë, pasi mbështetet nga kompani serioze në fushën financiare”.
Interesi i jashtëzakonshmë i autoriteteve dhe ekspertëve në Shqipëri për rastin e ndërtimit të variantit TAP është sepse ai pritet të shoqërohet me një sërë përfitimesh konkrete.
“Sepse së pari, ajo përfshihet si një nyje kryesore e gazit në ‘unazën përendimore’ të Europës Jugore. Së dyti, Shqipëria përfiton një shumë të madhe financiare nga renta e kalimit të gazit në tubacion. Së treti, mund të përfitojë nga burimi i lirë i kësaj lëndë për t’u përdorur si lëndë energjie në interesa të mëdha, si psh në TEC-in e Vlorës, ku mund të prodhohet energji mjaft e lirë. Së katërti, konsumatori shqiptar përfiton gaz dhe energji të lirë, krahasuar me energjinë elektrike apo burimeve të tjera.”Dorian Duçka drejtor i Drejtorisë së Projekteve në Ministrinë e Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës.
Gjithashtu ekspertët mendojnë se kalimi i gazjellësit në territorin e Shqipërisë bën real dhe ndërtimin e rrjetit të ri të gazit të quajtur “Tubacioni i Jon-Adriatikut”. Në këtë mënyrë bëhet e mundur qarkullimi i gazit nga zona e Fierit drejt Splitit në Kroaci.
“Nga kjo përfitojnë gazifikimin dhe vende të tjera të rajonit si Mali i Zi, Kosova, Bosnja etj. Pra, kalimi i TAP nëpërmjet Shqipërisë realisht e shndërron atë në një nyje kryesore të transmetimit të gazit në Ballkanin Përendimor”, thotë Dorian Duçka për DW.
Gjithësesi konkretizimi i përzgjedhjes së projektit fitues do të behët në vjeshtën e këtij viti, duke përcaktuar zyrtarisht nëse NABUKO, ITGI apo TAP do të tranzitojnë gazin nga Deti Kaspik për në kontinentin europian nëpërmjet rrjetit më efektiv për konsumatorin europian.

Dojce Vele, 16.07.2011