Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Miratohet kontrata mes KESH dhe FSHU, referencë për sasinë e energjisë mesatarja e 10 viteve të fundit

Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar kontratën tip mes Korporatës Elektronenergjetike Shqiptare (KESH) dhe Furnizuesit të Shërbimit Universal (FSHU) për sasinë e energjisë që gjeneruesi duhet t’i sigurojë shpërndarjes.

Sipas kuadrit ligjor KESH duhet që t’i sigurojë energji mjaftueshëm shpërndarjes në sasinë që konsumojnë konsumatorët fundorë që janë konsumatorët familjarë. Tepricat që mund të ketë mbi këtë sasi ai është i lirë t’i shesë në treg jo me çmimin e rregulluar por me çmimin e tregut. Konsultimet për kontratën tip të këtij viti nisën në 16 janar 2020 dhe kanë vijuar për disa muaj duke bërë rregullime sipas propozimeve të palëve.

Kështu KESH sh.a. kërkoi që parashikimi i përfshirë në Draft kontratën TIP, i cili kërkonte që KESH sh.a. për përcaktimin e sasisë së energjisë që do të ofrojë për sigurimin e shërbimit publik të bazohej në nivelin historik mesatar vjetor të dhjetë viteve të fundit, sipas informacionit të dhënë nga ERE dhe regjimit racional të shfrytëzimit të kapaciteteve gjeneruese, të mos jetë pjesë e parashikimeve të kësaj kontrate.

Ky propozim nuk gjeti  dakortësinë e përfaqësuesve të FSHU sh.a. të cilët kërkuan që ERE të ketë rol mbikqyrës mbi termat e referencës së KESH sh.a. për përcaktimin e sasisë së energjisë të parashikuar për përmbushjen e shërbimit publik.

Sipas ERE në lidhje me sa është propozuar nga KESH sh.a. si dhe argumentuar nga FSHU sh.a., konstatohet se VKM nr. 883 datë 27.12.2019, e ka lënë në diskrecionin e Asamblesë së përgjithshme të shoqërisë së prodhimit përcaktimin e sasisë së energjisë për sigurimin e shërbimit publik, por kjo nuk përjashton ERE-n nga roli mbikëqyrës e monitorues në lidhje me përmbushjen e detyrimeve të shërbimit publik nga palët duke patur interes parësor mbrojtjen e interesave të klientëve fundorë të energjisë elektrike.

“MIE në cilësinë e Asamblesë së Përgjithshme të Shoqërisë së prodhimit KESH sha, referuar parashikimeve të VKM-s Nr. 883, date 27.12.2019, “Draft-kontratës TIP për shitblerjen e energjisë elektrike ndërmjet shoqërisë së prodhimit të energjisë elektrike KESH sh.a, aksionet e së cilës kontrollohen plotësisht ose pjesërisht nga shteti dhe furnizuesit të shërbimit universal FSHU sh.a. përfurnizimin e klienteve fundorë” dhe propozimeve të dërguara nga KESH Sh.a, me shkresën Nr. 308/1 Prot., datë 13.02.2020, bën me dije se: “Për përcaktimin e sasisë dhe cmimit për njësi të energjisë elektrike, për qëllime të plotesimit të kërkesës së plotë të furnizuesit të shërbimit universal, Asambleja e Përgjithshme e Shoqërisë së prodhimit të ngarkuar me detyrimin e shërbimit publik, do të bazohet në nivelin historik mesatar vjetor të dhjetë viteve të fundit, sipas informacionit të dhënë nga ERE dhe regjimit racional të shfrytezimit të kapaciteteve gjeneruese”, parashtrohet në vendimin e ERE.

Ky i fundit nënvizon se pas konsultimeve të disa ndryshimeve palët e përfshira direkt kanë qenë dakord me kontratën tip ashtu siç janë shprehur edhe Autoriteti i Konkurrencës dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Monitor,  04.05.2020