OST hap ankandet e shkurtit për eksport importet
Operatori i Sistemit të Transmetimit OST sh.a. ka njoftuar shpalljen e ankandit mujor, të alokimit të kapaciteteve të interkonjeksioneve, për muajin Shkurt 2020 (periudha 1 Shkurt deri më 29 Shkurt 2020), sipas tabelës së mëposhtme të kapacitetit disponibël:
Kufiri Shqiperi-Kosove
Drejtimi Periudha Kapaciteti ATC [MW]
Eksport OST –> KOSTT 01 Shkurt deri me 29 Shkurt 2020 125
Import KOSTT –> OST 01 Shkurt deri me 29 Shkurt 2020 125
Kufiri Shqipëri –Mali Zi
Kufiri Shqiperi – Mali i Zi, ankandi zhvillohet nga SEE CAO.
Kufiri Shqipëri –Greqi
Kufiri Shqiperi – Greqi, ankandi zhvillohet nga SEE CAO
Ankandi do të zhvillohet ditën e Premte, dt. 10/01/2020, ankandi do të hapet në orën 12:00 dhe do te mbyllet në orën 14:00.
Sa më sipër është e vlefshme nëse KOSTT nuk do të njihet si zonë kontrolli në muajin Shkurt 2020. Nëse KOSTT do të njihet si zonë kontrolli, ankandi do të zhvillohet për kufirin OSTKOSTT.
OST është kompania publike që garanton kapacitetet e nevojshme transmetuese për:
(i) furnizimin e pa ndërprerë me energji elektrike të nënstacioneve të sistemit të shpërndarjes (OSHEE) dhe konsumatorëve të energjise elektrike të lidhur direkt në rrjetin e transmetimit,
(ii) transmetimin e energjisë elektrike të prodhuar nga burimet e vendit,
(iii) si dhe për tranzitet dhe shkëmbimet e nevojshme me vendet e rajonit.
OST zhvillon sistemin e transmetimit në përputhje me kërkesat afatgjata të furnizimit të vendit me energji elektrike, me planet e zhvillimit të burimeve të reja të energjisë elektrike dhe koordinon zhvillimin e rrjetit të interkoneksionit me vendet fqinje.
OST dispeçeron sistemin elektroenergjetik nëpërmjet menaxhimit të flukseve të energjisë në sistem duke marrë parasysh realizimin e të gjitha shërbimeve ndihmëse që lidhen me qëndrueshmërinë e sistemit si dhe shkëmbimet me sistemet e tjera.
Një rol i rëndësishëm është dhe ai i Operatorit të Tregut të energjisë elektrike, funksionet e të cilit po zgjerohen gradualisht me hapat që po hidhen për krijimin e një tregu të lirë të energjisë elektrike në Shqipëri, si dhe integrimin e këtij tregu në tregun rajonal të energjisë elektrike.
Monitor, 15.11.2020