Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

HEC Kalivaç, zhvillohen takimet paraprake, por mungon informacioni

Kompania koncesionare e HEC Kalivaç AYEN – ALB sh.a  dhe kompania konsulente për hartimin e VNM-së, Abkons, kanë zhvilluar 2 takime me OJF-të mjedisore, në Tiranë. Qëllimi i këtyre takimeve ishte prezantimi i projektit të hidrocentralit të Kalivaçit dhe hapat që kompania do të ndërmarrë për të zbatuar këtë projekt. Në këto takime kompania Abkons kërkoi të realizonte dhe konsultime për ndikimet në mjedis të projektit.

Pjesëmarrëse në këto takime, organizatat EcoAlbania, REC, INCA, Ekolëvizja, EuroNatur, EDEN, ACEG, Milieukontakt Shqipëri, Iliria dhe ResPublica, u shprehën se, që prej lidhjes së kontratës koncesionare (dt. 08.06.2018), nuk është bërë publik asnje informacion zyrtar në lidhje me këtë projekt. Edhe në këtë takim të dedikuar për OJF-të, pjesëmarrrësve nuk iu është vënë në dispozicion asnjë dokument paraprak apo studim i realizuar nga kompania mbi të cilin mund të jepnin mendimet apo komentet e tyre.

Organizatat u shprehën se ky nuk mund të konsiderohet konsultim me palët e interesuara dhe se ato kanë marrë pjesë në këtë takim, vetëm për të shprehur interesin për të ndjekur porcesin e realizimit të studimit të VNM-së që është një çështje kaq e rëndësishme për vlerësimin e projektit të hidrocentralit të Kalivaçit në lumin Vjosa.

Ekolëvizja,  16.04.2019