Balluku: Arkivat tekniko-shkencore do të dixhitalizohen
![](http://energjia.al/wp-content/uploads/2019/03/53010630_1282833195205218_4181077072686350336_n.jpg)
Të gjitha arkivat tekniko-shkencore të institucioneve që janë në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë do të dixhitalizohen. Nismën e lançoi ministrja Belinda Balluku gjatë inspektimit që zhvilloi në Qendrën e Prodhimit të Naftës dhe Qendrën Mekanike të Naftës në Kuçovë.
Përmes dixhitalizimit do të bëhet e mundur që këto materiale të rëndësishme, jo vetëm të ruhen, por edhe të rifitojnë vlerën e vërtetë duke u vënë në shërbim të zhvillimit të mëtejshëm të sektorit të naftës.
energjia.al 02.03.2019