Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Albgaz, Avrami: Studime për identifikimin e kërkesës në vend

Teksa gazsjellësi TAP po shkon drejt përfundimit, kompania ALBGAZ ka nisur punën për identifikimin e kërkesës për gaz në vendin tonë. Në një prononcim për SCAN, kreu i kompanisë Arbër Avrami thotë se studimet janë fokusuar në zonat ku industria është më e intensifikuar e ku kërkesa për përdorimin e gazit është më e lartë.

Gjithashtu, Avrami thotë se po mendohet futja e teknologjive të reja, në mënyrë që të arrihet sa më e shpejt te klienti fundor.

Ndërkaq, në një plan afatmesëm kompania synon që përdorimi I gazit të shtrihet edhe për konsumatorët familjarë, ndërkohë që përfaqësues të Entit Rregullator të Energjisë kanë kërkuar vendosjen e kritereve detyruese për instalimet  e gazit në të gjitha ndërtimet e reja.

Scan, 02.03.2019