Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

SHBA nis hetimet mbi importet e produkteve të çelikut

Departamenti Amerikan i Tregtisë ka deklaruar se ka nisur hetime të reja për të zbuluar nëse produktet e importit të çelikut nga Kanadaja, Kina apo Meksika po shiten në vend me vlerë më të ulët se ajo reale.

Ndërkohë, përmes një deklarate, Departamenti shton më tej se do të hetojë poashtu prodhuesit e këtyre vendeve për të parë nëse po përfitojnë subvencione në mënyrë të padrejtë padrejta.

Hetimet kanë ardhur pasi Kanadaja ka shtyrë Shtet e Bashkuara që të heqë tarifat e çelikut dhe të alumini për produktet kanadeze.

Ministri i Transportit, Marc Garneau tha javën e kaluar se ratifikimi i marrëveshjes së tregtisë së lirë të Amerikës së Veriut nga Kanadaja me tarifat ekzistuese do të ishte një sfidë e madhe.

Departamenti i Tregtisë tha se hetimet për produktet e çelikut u nisën në bazë të peticioneve nga Instituti Amerikan i Ndërtimit dhe Çelikut, ndërsa shton se importet e çelikut të fabrikuar nga Kanadaja në 2017 u vlerësuan në 568.3 milionë dollarë.

Monitor,  27.02.2019