Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maqedoni, USAID ndihmon në liberalizimin e tregut të energjisë

Qeveria maqedonase dhe USAID nënshkruan një memorandum bashkëpunimi për të mbështetur reformën e sektorit energjetik pas miratimit të Ligjit të ri të Energjetikës. Bëhet fjalë për 80 akte nënligjore, të cilat sipas ligjit, do të mundësojnë liberalizimin e plotë të tregut të energjisë elektrike nga viti i ardhshëm, raporton Alsat.

“Kjo nuk do të ishte e mundur pa ndihmën e USAID-it, i cili përsëri tregoi se Qeveria e SHBAve dhe USAID janë miq të mirë të popullit maqedonas dhe kanë ndarë fonde nga Buxheti i tyre kryesisht për të na ndihmuar në krijimin e këtij ligji, si dhe tani në rrjedhë janë krijimi i 80 akteve nënligjore “- theksoi Koço Angjushev, zëvendës kryeministër.

“Vitin e ardhshëm, familjet dhe bizneset e vogla për herë të parë do të kenë mundësinë për të zgjedhur një furnizues të energjisë elektrike .Diversifikimi i furnizimit do ta forcojë sigurinë energjetike të Maqedonisë dhe do të stimulojë investimet në resurset e energjive të ripërtëritshme, që do ta rrisë prodhimin e energjisë së pastër elektrike nga prodhimi vendas “- theksoi Xhes Bejli, ambasador i SHBA-ve.

Monitor,  17.10.2018