Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bizneset pa furnizues energjie – Rregullore të re për të liberalizuarit, a do “ikë” OSHEE?

Furnizuesi i Mundësisë së Fundit për bizneset e liberalizuar që nuk arrijnë të sigurojnë furnizimin me energji elektrike do të zgjidhet me konkurs. Aktualisht, këtë rol po e luan Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, por tashmë Enti Rregullator i Energjisë ka draftuar rregulloren, që përcakton kriteret që duhet të plotësohen  nga furnizuesit e licencuar për t’u futur në konkurrim. Referuar dokumentit, konkursi do të quhet i vlefshëm nëse jo më pak se dy konkurrentë kanë përmbushur kriteret e pranimit, ndërkohë që pas shpalljet së fituesit, afati për të ushtruar funksionet si Furnizues i Mundësisë së Fundit do të jetë për një periudhë 3-vjeçare.

Përcaktimi i tij është tejet i rëndësishëm për të gjithë ato biznese që kanë detyrimin për të zgjedhur vetë furnizuesin e tyre,por që për një sërë arsyesh nuk arrijnë ta sigurojnë atë. Bëhet fjalë për ato raste kur furnizuesi i mëparshëm, është në paaftësi financiare ose është në procedurë falimentimi, licenca e furnizimit të furnizuesit të mëparshëm është pezulluar ose tërhequr përkohësisht apo kur klienti nuk ka arritur të gjejë një furnizues në treg. Ndërkaq, përcaktimi i këtij furnizuesi merr një rëndësisë të veçantë në muajt në vijim, pasi përveç bizneseve të lidhur në tension 35 KV parashikohet dhe liberalizmi i atyre që janë të lidhur në tensionin 20 kv, ku përfshihen mbi 6000 biznese.

Scan-tv, 07.09.2020