Kinë, elektriçistët të bllokuar në shtyllën e tensionit të lartë
![](http://energjia.al/wp-content/uploads/2014/12/moti-keq-dimer-shtylla-avari-nderprerje.jpg)
Tetë elektricistë janë shpëtuar në Kinë, pasi kanë mbetur të bllokuar në një shtyllë të tensionit të lartë ku po bënin disa punime mirëmbajtjeje, kur nivelin e ujit i rrit papritur.
Shpëtimi, që është filmuar nga telekamerat e televizionit kinez CCTV, ka ndodhur me një sistem të ngjashëm me një teleferik, i njohur si zipline dhe helikopter.
Misioni i shpëtimit zgjati rreth pesëmbëdhjetë orë.
Balkan Web, 27.07.2018