Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Miliona fuçi nafte iraniane po depozitohen në Kinë

Që kur SHBA-ja vendosi të ndalonte tregtimin e naftën iraniane, ajo është depozituar në portet Kineze.

Teksa këto depozita nafte nuk përbëjnë asnjë thyerje të sanksionit, ato mbeten një rrezik potencial nëse Kina papritur vendos t’i hedhë në qarkullim.

Këto depozitime të naftës kanë potencialin për të ulur çmimet globale nëse përpunuesit kinezë vendosin t’i tregtojnë, edhe pse Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët e frenojnë prodhimin, meqenëse rritja ngadalësohet në ekonomitë e mëdha. Ky depozitim gjithashtu i lejon Iranit të vazhdojë të pompojë dhe të lëvizë naftën më pranë blerësve potencialë.

“Dërgesat iraniane të naftës kanë lëvizur në Kinë për disa muaj rresht dhe vazhdojnë ta bëjnë akoma pavarësisht rritjes së kontrollit”, tha Rachel Yew, një analiste në konsulentin e industrisë FGE në Singapor.

Kina ka marrë rreth 12 milionë ton naftë iraniane nga janari deri në maj, sipas të dhënave zyrtare. Ekonomia e dytë më e madhe në botë do të nxjerrë të dhëna tregtie të qershorit që do të përfshijnë një tablo të detajuar të importeve të naftës në ditët e ardhshme.

Këto depozitime të naftës iraniane ende nuk kanë marrë një adresim apo kundër-përgjigje nga Washingtoni, edhe pse administrata Trump është shprehur më herët se do të marrë masat e saj.

Scan,  23.07.2019