Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Prodhuesi kinez i autobusëve elektrikë shfaq interes për tregun bullgar

Prodhuesi i parë kinez, i certifikuar i autobusëve elektrikë nga BE-ja Alfa Bus, vizitoi Bullgarinë me ftesë të ministrit të Ekonomisë, Emil Karanikolov.

Të dyja palët diskutuan në detaje mundësitë për bashkëpunim ndërmjet tyre, zhvillimin e investimeve të mundshme dhe mbështetjen institucionale nga ana e shtetit.

Në takim morën pjesë anëtarët e Bordit të Drejtorëve dhe zëvendësministri i Ekonomisë, Lachezar Borisov. Gjatë bisedës u bë i qartë fakti se prodhuesi kinez po eksploron tregun bullgar dhe se ka interes të madh në ndërtimin e një fabrike atje dhe jo vetëm montimin e autobusëve, por edhe për prodhimin e baterive të tyre, të cilat do të gjejnë një terren të përshtatshëm në Bullgari.

Ministri Karanikolov përmblodhi treguesit makroekonomikë të klimës së biznesit në Bullgari, duke theksuar se Bullgaria nuk ka konkurrencë në vlerësimin e kredive në rajon. Zëvendësministri Borisov shtoi se vendi së shpejti do të jetë në pararojë të stabilitetit financiar në të gjithë Europën.

Ekipi i punës në Ministrinë e Ekonomisë u tregua i gatshëm për të krijuar kontakte, të cilat mund të shërbejnë për një bashkëpunim të frytshëm në të ardhmen. Kompania Alfa Bus është një nga prodhuesit e parë të autobusëve në Kinë që zhvilloi autobusin e saj të parë elektrik në 2002. Kompania zhvillon aktivitete të suksesshme në Kërkim e Zhvillim dhe në prodhimin e përbërësve kryesorë të autobusëve elektrikë, si bateritë dhe motorët elektrikë. Alfa Bus përdor teknologji të avancuara japoneze për të prodhuar bateri litiumi dhe mangani. Alfa Bus është edhe një nga prodhuesit e parë që kanë hyrë në tregun europian.

Në vitin 2012, kompania mori miratimin dhe certifikimin e parë të BE-së për autobusin e saj elektrik. Në vitin 2017, ajo krijoi një ndërmarrje të përbashkët me një partner italian. Automjetet elektrike Alfa Bus po hyjnë gradualisht edhe në tregje të tjera si në Spanjë, Poloni, etj.

Monitor,  16.09.2019