Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tesla siguron kredi nga bankat kineze për fabrikën në Shangai

Tesla ka arritur në një dakordësi me huadhënësit në Kinë për një kredi prej rreth 1.3 miliardë dollarë, sipas një formulari rregullator të publikuar. Prodhuesi i makinave elektrike ka bërë të ditur se ka nënshkruar gjithashtu marrëveshje për një kredi rrotulluese pa kolateral për 300 milionë dollarë, duke shtuar se të dy kreditë do përdoren për fabrikën gjigante në Shangai.

Banka Kineze e Ndërtimit, Banka Bujqësore e Kinës,  Banka e Zhvillimit në Shangai dhe Banka Industriale dhe Tregtare e Kinës (ICBC) janë huadhënësit e përfshirë.  Përveç ndërtimit dhe prodhimit të fabrikës në Shangai, kredia do të përdoret gjithashtu për të ripaguar 500 milionë dollarë borxh, që e ka afatin më 4 Mars të vitit të ardhshëm. Fabrika, që është e para e Tesla jashtë Shteteve të Bashkuara, është thelbësore në ambicien për të shtuar shitjet në tregun më të madh të makinave në botë dhe shmangur tarifat amerikane.

Scan,  06.01.2020