Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mbërrin aplikimi për dy hidrocentrale në Tepelenë

Pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës ka mbërritur një aplikim për ngritjen e dy hidrocentraleve të reja në qarkun e Gjirokastrës.

Shoqëria “Hydro Tec”, e themeluar në fund të Marsit të këtij viti, kërkon të ndërtojë dy HEC-et e vogla “Hydrotec 1” dhe “Hydrotec 2” në përroin e Gurrës, degë e lumit Bënçë në Bashkinë e Tepelenës. Kapaciteti i përbashkët i dy veprave energjetike është 4 MW, ndërsa vlera e investimit nuk bëhet e ditur.

Kjo nuk është hera e parë që shfaqet interes nga investitorët për ndërtimin e veprave që shfrytëzojnë burimet hidrike të zonës. Si shembull mund të përmendet interesi për ndërtimin e HEC-it “Bënçë-Tepelenë”, përgatitur në vitin 2013.

Aplikimet për HEC-e në lumin Bënçë vijnë edhe në një kohë kur një pjesë e opinionit publik është shprehur kundër hidrocentraleve në lumin Vjosa, degë e të cilit është edhe Bënça.

Scan Tv,  31.05.2018