Bechetti fitoi miliona me arbitrazhin fals për HEC
Një shifër prej mbi 39 milionë euro dhe një shifër tjetër prej gati 8 miliardë lekësh është kërkuar të sekuestrohet nga prokuria e Tiranës, pasi janë shuma financiare që rjedhin nga falcifikimi i dokumentave. Sipas prokurorisë Bechetti ka stisur një konflikt me një kompani tjetër “Energji”, duke krijuar dhe dokumenta fiktive, lidhur me punimet që janë kryer në HEC e Kalivaçit. Ndërkohë që sipas prokurorisë komunikimet për kryerjen e punimeve në Kalivaç kishin nisur përpara se kompania të themelohej e rregjistrohej në QKR.
Kërkimi i TVSH
Punimet e stacionuara në Kalivaç gjatë periudhës korrik, gusht dhe tetor 2009 janë deklaruar me faturat nr.43 datë 28 mars 2011 dhe nr.47 datë 6 dhjetor 2011. Nuk ka asnjë dokumentacion të shoqërisë ku të vërtetojë kryerjen e punimeve nga ana e saj.Për këto punime të pashoqëruara me dokumentacion, shoqëria ka kërkuar rimbursimin e TVSH-së për vlerën 45.393.878.
Shqiptarja.com 11.06.2015