Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maqedoni tërhiqet nga privatizimi i ELEm

Së fundmi, Maqedonia është tërhequr nga planet e saj të mëparshme për të shitur kompaninë shtetërore të prodhimit të energjisë, ELEM, duke këmbëngulur se tani për tani ajo është më mirë në duart e shtetit.

Ky ndryshim i politikave vjen pas pothuajse dy vjetësh, pasi qeveria tha se kishte planifikuar t’ia shiste kompaninë një investitori të huaj – por nuk arriti të zgjedhë një firmë konsulence që do të kishte zgjedhur modelin më të mirë të privatizimit.

“Vlerësimi i tanishëm është, se është në interesin afatgjatë të Maqedonisë nëse ELEM qëndron në pronësi të plotë të shtetit”, thuhet në raportin për punën e qeverisë gjatë tre viteve të fundit, të publikuar së fundmi.

ELEM është një nga kompanitë e fundit më të mëdha shtetërore që nuk është privatizuar në 20 vjet që kur filloi tranzicioni nga ekonomia socialiste në tregun e lirë.

Pas ndarjes në dy të operatorit shtetëror të energjisë ESM, Maqedonia ia shiti në 2006-n rrjetin e shpërndarjes së energjisë, EVN-së austriake. Megjithatë, kompania e prodhimit të energjisë, ELEM, mbeti nën kontrollin e shtetit.

Në maj të 2012-s, përfaqësues të disa kompanive të Katarit erdhën në Maqedoni për të shqyrtuar kushtet financiare dhe potencialin teknik të ELEM.

Qeveria shpresonte për një fitim të konsiderueshëm nga shitja e 49 për qind të aksioneve të kompanisë prodhuese të energjisë, por një marrëveshje e tillë nuk u arrit.

Marrëveshja me Katarin pritej të “sillte të ardhura deri në 1.2 miliardë euro, që do të përdoreshin për ndërtimin e objekteve të reja energjetike dhe që do të përmbushnin, si interesat maqedonase ashtu edhe ato investitore, u shpreh Viktor Mizo, kreu i Drejtorisë për Zonat e Zhvillimit Industrial Teknologjik.

Qeveria tha më pas se do të kërkojë një shërbim konsulence për të gjetur mënyrën më të mirë për të shitur kompaninë – por kurrë nuk e bëri këtë.

Revista Monitor, 07.04.2014