Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Agjencia Ndërkombëtare paralajmëron: “Nafta do arrijë nivele historike kërkese në 2021”

Kërkesa e naftës në botë mund të rritet në nivelin e saj më të shpejtë në historinë e tregut vitin e ardhshëm, dhe mund të arrijë nivelet e para krizës brenda viteve, përveç nëse miratohen politika të reja të gjelbërta, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA).

Mbikëqyrësi global i energjisë ka parashikuar që kërkesa ditore në botë e naftës mund të rritet me 5.7 milion fuçi vitin e ardhshëm, ngjitja më e shpejtë vjetore në histori, në një mesatare prej 97 milion fuçi nafte në ditë në 2021.

Raporti i fundit i naftës IEA, i përdorur nga shumë ekonomi të mëdha për të ndihmuar në formimin e politikave të tyre të energjisë, hedh dyshime mbi pretendimet e disa prej tyre se koronavirusi tashmë ka shkaktuar një rënie përfundimtare të kërkesës për naftë.

Fatih Birol, drejtori ekzekutiv i IEA, tha se pretendimet se bota tashmë kishte arritur pikun e naftës ishin “të mbivlerësuara” dhe paralajmëroi se mund të dështojë të materializohet nëse qeveritë nuk përshpejtojnë investimet e energjisë së pastër si pjesë e një plani të gjelbër të rimëkëmbjes ekonomike.

Kompania tha që parashikimi i saj mesatar i çmimit të naftës deri në vitin 2050 ka rënë nga 75 në 55 dollarë për fuçi sepse kërkesa afatgjatë e naftës do të ishte më e ulët nga sa pritej më parë, që do të thotë disa nga projektet e saj të eksplorimit mund të jenë joekonomike.

Scan,  17.06.2020