Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fier, mjedisi i ndotur nga nafta

Ndotja e mjedisit në qarkun e Fierit është në nivele alarmante. Kështu e ka përshkruar situatën e ndotjes shefi I Inspektoriatit të Agjencisë se mjedisit për qarkun e Fierit, Gentian Ruko, i cili thekson se faktor kryesor për ndotjen e mjedisit janë uzinat e përpunimit të naftës. Situata më e ndotur sipas Rukës është në Mallakastër, në Ballsh por edhe në rrethin e Fierit dhe sipas tij pasojat shëndetësore për banorët janë tepër të rënda.

Sipas tij mbetjet e hidrokarburve të kompanive të naftës derdhen pa kriter, kryesisht në kanalet kulluese dhe në lumen Gjanicë.

“Sa i përket problemit të përpunimit të naftës në uzinat e rafinerisë në Fier, kemi marrë një informacion mbi derdhjen mbetjeve të hidrokarbureve në kanalin vaditës pranë rafinerisë. Jeni më evidentim të situatës për të bërë kontrolle monitoruese për të nxjerr fajtorin dhe për të marrë masa ndaj ndotësve” ka thënë shefi i Inspektoratit të Agjencisë Rajonale të Mjedisit, Gentian Ruko.

Vetëm tre ditë më parë një zjarr i fuqishëm shpërtheu në një ure lidhëse të rrugës nacionale me tokat bujqësore ku ishin grumbulluar qindra ton hidrokarbure të derdhura pranë rafinerisë së naftës në Fier. Shkak i zjarrit nuk është zbuluar ende, ndërsa tymi u përhap në një zonë të gjerë duke shkaktuar ndotje masive edhe tek banorët që jenë përreth.

Shqiptarja.com 06.03.2014