Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Konsumi i energjisë së hidrokarbureve në Shqipëri dhe në Botë në vitet 1971-2010

Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me mёnyrёn se si ёshtё shfrytëzuar energjia nga mbetjet hidrokarbure në Republikën e Shqipёrisё dhe në botë në vitet 1971-2010. Gjatë këtyre dyzet viteve duket se në të gjithë rruzullin tokësor ka pasur një rënie me 3.73% të shkalles së shfrytëzimit të mbetjeve hidrokarbure për të prodhuar energji.

Me energji nga mbetjet hidrokarbure kuptohet energjia e prodhuar nga lёndёt djegëse si qymyri, nafta, benzina, gazi natyror dhe nënproduktet e tij. Këto lёndё djegëse janë hidrokarbure të formuara nga mbetjet e bimëve apo kafshëve të vdekura si rezultat i ekspozimit ndaj nxehtёsisё dhe presionit të kores së tokës.

Në vitin 2010 në botë ёshtё konsumuar energji nga mbetjet hidrokarbure sipas grafikut:

Konsumi i energjisë se hidrokarbureve ne bote ne vitin 2010

konsumi_naftes_2010
konsumi_naftes_2010

Burimi: Banka Boterore

Komentet dhe analiza: ODA

Duket se Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore mbizotёrojnё nё konsumimin e kësaj forme të energjisë me 98.86%, vijuar nga Azia Lindore dhe Paqësori me 84.63% dhe Amerika e Veriut me 83.11%. Afrika Sub-Sahariane duket të jeta konsumuesi më i pakt i energjisë hidrokarbure me vetëm 39.02% ndaj totalit të energjisë që konsumon.

Po në vitin 2010 situata mbi konsumin e energjisë hidrokarbure në Shqipëri dhe në disa nga vendet e rajonit paraqitet sipas grafikut:

Konsumi i energjise se hidrokarbureve ne disa shtete te Europes ne vitin 2010

konsumi_naftes_2010_europe
konsumi_naftes_2010_europe

Burimi: Banka Boterore
Komentet dhe analiza: ODA

Konsumi i energjise se hidrokarbureve ne disa shtete te Europes ne vitin 2010

Vlera ne perqindje
Shteti2010
Shqipëri 62.36
Austri 70.69
Belgjikë 73.84
Bulgari 73.26
Qipro 95.29
Republika Çeke 79.49
Danimarkë 78.24
Finlandë 48.95
Francë 49.98
Greqi 90.35
Hungari 74.25
Itali 86.61
Luksemburg 87.68
Holandë 93.84
Norvegji 61.29
Poloni 92.23
Rumani 75.13
Spanjë 75.95
Suedi 34.11
Zvicra 51.54
Turqi 88.97
Angli 88.34

Burimi: Banka Boterore
Komentet dhe analiza: ODA

Republika e Shqipёrisё gjatё kёtij viti ka shënon konsum të energjisë hidrokarbure në masë 62.36% të totalit. Shifër kjo që e rendit mes vendeve si Zvicra, Norvegjia, Austria, Bullgaria e Belgjika. Vende këto që për nga niveli i mirёqёnies kanë disnivele të dukshme me vendin tonë.

Te dhenat ne formatin excel.

Open Data, 06.11.2013