Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energjia, konsumi dhe prodhimi

Konsumatorët më të mëdhenj të energjisë në botë janë ato vende që kanë numrin më të lartë të popullsisë të kombinuar me zhvillimin ekonomik.

Vende si Kina dhe India renditen në dhjetëshen e parë të klasifikimit botëror, referuar të dhënave nga kompania ndërkombëtare “Enerdata”, që vlerëson konsumin e energjisë. Renditja kryesohet nga Kina me mbi tre mijë teravatorë në vit dhe më pas ndjekin vende si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, India, Rusia, Japonia, Gjermania etj. Vende si Shqipëria as që nuk përfshihen në të tilla renditje, pasi vendi ynë arrin të ketë një konsum total vjetor prej 6 teravatorë.

Për më tepër, vendi ynë nuk është anëtar i këtyre shoqatave që grumbullojnë të dhëna për vendet e ndryshme. Por në krahasim me rajonin dhe përsa i përket konsumit për frymë të energjisë elektrike, Shqipëria ka vlera të larta për shkak të mospërdorimit të burimeve alternative si gazi i lëngshëm.

Ndërsa përsa i përket prodhimit të energjisë vendet e para në renditjen botërore zotërohen nga ato vende që përdorin energjinë bërthamore. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në krye të listës duke zënë 21% të prodhimit botëror, më pas vijnë respektivisht vende si Kina, Rusia, Arabia Saudite, Kanadaja dhe Irani.

Scan TV,  23.06.2015