Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nuk frenohet konsumi i naftës, rritje me 4.4%

Konsumi i karburantëve në vendin tonë nuk është ndikuar as nga kriza ekonomike që preku vendin kryesisht pas vitit 2011, dhe as nga çmimet e larta, më të cilat shqiptarët e blejnë naftë në raport me konsumatorët e tjerë europianë.

Ky fenomen është pasqyrar në të dhënat e iNSTAT, ku mësohet se, konsumi i karburatit vijon të shënojë ritme të larta në krahasim më disa artikuj të tjerë edhe pse jetikë.

Tregtia me pakicë e hidrokarbureve pësoi një rritje vjetore 4.4 për qind në tremujorin e tretë.

Kjo tendecë tregohet edhe nga volumi i tregtisë me pakicë i karburantit, i cili shënoi një rritje 179 për qind në fund të tremujorit të tretë nga baza 100 % e vitit 2010.

Konsumi i karburantëve ka shënuar nivele të larta madje edhe dyshifore pas vitit 2008, edhe pse kriza ekonomike dhe rënia e kredive bankare i dhanë një goditje të rëndë konsumit e për rrjedhojë edhe rritjes ekonomike.

Ekspertët e fushës e shpjegojnë këtë dukuri me rritjen e automjetëve në qarkullim në vitet e fundit.

Binesët e karburantëve edhe këtë këtë vit dominuam top listën e biznesëve me xhirot më të larta.

Revista Monitor, 24.12.2014