Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjiknuri: OKB premton asistence per energjetiken shqiptare

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri priti në një takim koordinatoren rezidente të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri dhe përfaqësuese e UNDP-së, Znj. Zineb-Toumi Benjelloun.

Z.Gjiknuri prezantoi prioritetet e programit qeverisës në fushën e energjisë dhe industrisë ndërsa u ndal gjithashtu në masat e marra deri më tani me qëllim përshtatjen e strukturave të institucionit me këto prioritete.

Në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, tha zoti Gjiknuri, është krijuar një drejtori për energjinë e rinovueshme ashtu sikurse i është dhënë prioritet edhe gazit me një sektor të veçantë.

Ministri Gjiknuri shprehu vullnetin dhe angazhimin e tij maksimal për promovimin e politikave mbi energjinë e rinovueshme dhe diversifikimin e burimeve energjetike në tërësi.

Zonja Benjelloun deklaroi mbështetjen e saj për të çuar përpara projektet aktuale ashtu sikurse thellim bashkëpunimi në fushat më prioritare për qeverinë e re.

Ministri u ndal edhe tek situata në industrinë nxjerrëse ndërsa vlerësoi se do të ishte me shumë interes ndihma e Kombeve të Bashkuara dhe UNDP-së në kuadër të garantimit të transparencës për industrinë nxjerrëse. Në vlerësimin e Ministrit është me shumë rëndësi që të dihet se çfarë nxirret nga burimet e naftës dhe mineraleve ashtu sikurse ajo çka i paguhet shtetit nga kjo veprimtari.

Zonja Benjelloun pohoi se agjencitë e Kombeve të Bashkuara kanë kapacitetet e mjaftueshme për të ndihmuar në projektet e energjive të rinovueshme ashtu sikurse në transparencën e industrisë nxjerrëse.

energjia.al 02.11.2013