Dhe 2 HEC-e te tjera me koncesion
VENDIM PËR MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË PËR DHËNIEN ME KONCESION TË HIDROCENTRALIT “GJERGJOVINË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 7, të ligjit nr.125/2013, datë 25.4.2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Miratimin e bonusit prej 2 (dy) pikësh, për rezultatin teknik dhe financiar, në procedurën përzgjedhëse konkuruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Gjergjovine”, që i jepet shoqërisë “Construction Management Alliance Albania”, sh.p.k..
2. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Gjergjovinë”, duhet të pranojë oferta për të gjithë pjesën e lirë të pellgut ujëmbledhës, i cili përfshihet në skemën e shfrytëzimit të këtij hidrocentrali.
3. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
VENDIM PËR MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË, PËR DHËNIEN ME KONCESION TË HIDROCENTRALIT “ARSTI”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 7, të ligjit nr.125/2013, datë 25.4.2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Miratimin e bonusit prej 2 (dy) pikësh për rezultatin teknik dhe financiar në procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Arsti”, që i jepet shoqërisë “Shpresa AL”, sh.p.k.
2. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Arsti”, duhet të pranojë oferta për të gjithë pjesën e lirë të pellgut ujëmbledhës, i cili përfshihet në skemën e shfrytëzimit të këtij hidrocentrali.
3. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA
energjia.al, 05.09.2013