Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Hidrocentrali më i vjetër në Shqipëri drejt prodhimit të energjisë elektrike nga era

Një prej hidrocentraleve më të vjetra në Shqipëri, ai i Lanabregasit po shqyrton mundësinë që të diversifikojë burimet e prodhimit të energjisë elektrike. Në vitin 1951, ky hidrocentral u ndërtua për të prodhuar energji elektrike nga uji.

Aktualisht ai kryen dy funksione, prodhon energji elektrike por furnizon me ujë edhe qytetin e Tiranës. Tashmë, po mendohet që t’i shtohet edhe një “funksion i tretë”, ai i prodhimit të energjisë elektrike përmes erës, raporton SCAN.

Në Agjencinë e Prokurimeve publike HEC LANABREGAS sh.a ka hapur tenderin me vlerë 3.2 milionë lekë për hartimin e një studimit fizibiliteti për vendosjen e një turbine eolike. eferuar dokumenteve të tenderit, afati  për realizimin e këtij shërbimi është 15  ditë kalendarike nga data e  lidhjes së kontratës. Synimi i tenderit është hartimi i Projektit të Centralit Elektrik me Erë.

Scan  23.06.2020