Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shirat bekojnë ekonominë, HEC-i i Fierzës arrin afër kuotës maksimale

Reshjet e majit dhe gjysmës së parë të muajit qershor kanë sjellë rritjen e nivelit të Fierzës. Lumenjtë dhe përrenjtë dhjetëfishuan prurjet, të cilat ndikuan në rritjen e menjëhershme të nivelit të ujit në liqenin e Fierzës. Prurjet janë shtuar në 270 metër kub ujë në sekondë.

Aktualisht kuota e liqenit është 295 metra. Edhe një metër i nevojitet të arrijë në kuotën maksimale 296 metra mbi nivelin e detit me një kapacitet prej 3 miliard metër kub ujë 

Ky nivel duket shenjë e mirë për KESH për sigurimin e rezervës ujore për periudhën e verës pasi  aktualisht Fierza ka një rezervë ujore shumë premtuese dhe më të lartë jo vetëm krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar por edhe me mesataren shumëvjecare.

Shqiptarja,com  14.06.2020