Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mali i Zi, Do të investohen 246 mln euro në projektin e HEC-eve në Komarnica

Mali i Zi planifikon të investojë 246 milionë euro (273 milionë dollarë) për ndërtimin e një hidrocentrali 170 MW (HEC) në lumin Komarnica, tha Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Ndërtimi i hidrocentralit në veriun e Malit të Zi pritet të zgjasë pesë vjet, deklaroi ministria të enjten.

Qeveria malazeze ka miratuar një plan të detajuar hapësinor për rezervuarin ujor për shumë përdorime në lumin Komarnica dhe planifikon të hartojë një vlerësim strategjik mjedisor të projektit, deklaroi drejtoresha për planifikimin hapësinor, Marina Izgarevic Paviceviç.

“Gjatë përgatitjes së planit hapësinor të detajuar, janë respektuar të gjitha rregulloret ndërkombëtare, marrëveshjet dhe konventat, janë respektuar rregulloret në fushën e infrastrukturës, rregulloret që lidhen me trashëgiminë kulturore, mjedisin, etj.”, tha Izgarevic Pavicevic.

Plani, gjithashtu përputhet me rekomandimet e shtetit fqinj Bosnjë- Hercegovinë, shtoi ajo.

Projekti i hidrocentralit Komarnica nisi në vitet 1980. Që atëherë, puna kërkimore e nevojshme për të marrë të dhëna për zbatimin e planifikuar të projektit është realizuar nga disa ndërmarrje rajonale. Termocentrali pritet të prodhojë 200 GWh energji elektrike në vit.

Monitor,  11.06.2020