Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nderohet Profesor Hamlet Bezhani

Në nderim dhe mirënjohje për kontributin e Tij të vyer si profesor i gjuhës angleze dhe gjermane, dhe në vlerësim të punës së jashtëzakonshme si studiues, autor tekstesh dhe gjuhëtar i talentuar, Presidenti i Republikes Z. Ilir Meta pati sot kënaqësinë që edhe me rastin e 80-vjetorit të lindjes, të çmojë Prof. Dr. Hamlet Bezhani, me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, pikërisht në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, ku ai kontribuoi si profesor për mbi 40 vjet.
Prof.Bezhani i përket brezit të intelektualeve që hodhën themelet e arsimit të lartë në Shqipëri veçanërisht në fushën e gjuhësisë, të cilët me dashurinë e tyre për shkencën, studimet e shqipërimet e paharruara nga gjuha angleze dhe gjermane, edukuan breza të tërë me kulturën dhe vlerat europiane.
“Falë përvojës së Tij të çmuar dhe përkushtimit për gjuhën e përkthimin ai përfaqësoi denjësisht Shqipërinë në arenën ndërkombëtare si ambasador i shkëlqyer i kombit tonë në botë, në studime dhe hulumtime shkencore të vendeve të ndryshme”, shtoi Meta.
Megjithëse Prof. Bezhanin nuk e kemi më mes nesh prej 5 vitesh, Presidenti theksoi se ai ka lënë pas breza të respektuar akademikësh, studiuesish të gjuhëve dhe përkthyes të talentuar, të cilët vazhdojnë sot denjësisht traditën e çmuar të Tij dhe të familjes së dashur Bezhani.
Ne emer te familjes, dekorata u pranua nga e bija e Profesor Bezhanit, e cila duke ecur ne gjurmet e te jatit eshte perfituese e Burses Amerikane Fulbright, ka kontribuar per 8 vjet si Keshilltare e Larte e Projektit Trans Adriatik dhe ka mbajtur gjithashtu postin e Drejtoreshes Ekzekutive te Dhomes Amerikane te Tregtise.

energjia.al, 10.06.2020