Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ish-drejtori i ‘Trepçës’ padit ministren dhe bordin për shkarkimin e tij

Ish-kryeshefi ekzekutiv i “Trepçës”, Basri Ibrahimi, ka ushtruar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës ndaj ministres në detyrë të Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS) Rozeta Hajdari dhe anëtarëve të bordit që e shkarkuan.

Në dosjen e siguruar nga Epoka e Re, duke i’u referuar nenit 79 paragrafi 1 të KPPRK-së ushtrohet kallëzim penal lidhu me, “Keqpërdorim i pozitës dhe autoriteti zyrtar” dhe “Cenim i të drejtave në marrëdhënien e punës”.

Me 15 prill bordi i përkohshëm mbikëqyrës i drejtorëve në “Trepçë” ka shkarkuar kryeshefin e kësaj ndërmarrjeje, Basri Ibrahimi.

Sipas Ibrahimit, vendimi për shkarkimin e tij ka qenë politik dhe arbitrar.

“Kam vendimin, krejt joligjor, arbitrar e as këshillë juridike, ku në kohën e Albin Kurtit njerëzit që shkarkohen nuk kanë të drejtët të ankohen, sepse nuk jep këshillë juridike”, kishte thënë ai.

Kurse, dorëheqja e tij, sipas MEPTINIS ka qenë kërkesë e Këshillit Grevist të minatorëve, që janë hedhur në grevë për shkak të vonesës së pagave.

Telegrafi,  14.05.2020