Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Naftarët kundërshtojnë vendimin për dënimin e 14 kompanive, e quajnë arbitrar

Shoqata e Naftarëve të Kosovës ka kundërshtuar fuqishëm vendimin e AKK për shqiptimin e masave ndëshkuese administrative ndaj 14 kompanive të derivateve të naftës, duke e cilësuar si vendim arbitrar.

Përmes një komunikate për media, shoqata ka bërë të ditur se nuk ka pasur asnjëherë marrëveshje për çmimin e naftës në mes të operatorëve të këtij sektori dhe se marrja e këtij vendimi është e bazuar kryesisht në insinuata.

Ndryshe sot në një konferencë për media Autoriteti Kosovar i Konkurrencës bëri të ditur se ka dënuar kompani në velrë prej 4 milionë e 40 mijë e 450.78 euro.

Telegrafi,  08.05.2020