Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shkarkohet Drejtoresha e Albetrol, Gent Gazheli pritet të emërohet në vend të Erjola Mukës

Pak ditë pas dështimit të ankandit të shitjes së 118 mijë ton naftë, mësohet se është larguar nga detyra drejtoresha e kompanisë shtetërore të naftës Eriola Muka.

Burimet kanë bërë të ditur se vendimi është komunikuar vetëm pak ditë më parë.

Muka ka marrë detyrën rreth gjashtë muaj më parë pasi zëvendësoi Dritan Spahiun.

Mësohet se ish ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Gent Gazheli, është një nga emrat e propozuar për të marrë këtë detyrë.

Situata ekonomike e kompanisë, marrëdhëniet me palët kontraktuese por dhe ankandi i sasisë më të madhe të karburantit, mësohet se do të jenë shqetësimet e para të tij.

Ndërsa tashmë ka nisur të flitet dhe për privatizimin e një pjese të aksioneve të kompanisë Albpetrol.

Burimet shprehen se një vendim i tillë do të merret pas një analize më të plotë të situatës.

Pas emërimit të Belinda Ballukut në krye të Ministrisë së Energjetikës në Albetrol janë ndryshuar  3 Drejtorë të cilët nuk kanë mundur të mbajnë mandatin më shumë se 8 muaj.

Pak muaj pasi Balluku zëvendësoi Damian Gjiknurin firmosi shkarkimin nga drejtimi i Albetrol të Kastriot Bejtaj.

Në vend të tij në muajin mars u ngjit Dritan Spahiu, vendim i cili hasi në jo pak debate.

Tashmë do të jetë prova e Gazhelit për të parë sa do të rezistojë në detyrë.

Më parë Gazheli ka mbajtur detyrën dhe të Drejtorit të Agjencisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave në Shqipëri.

Ora News, 24.04.2020