Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Hidrocentrali i Moglicës hap portat, kryhet me sukses testimi

Hidrocentrali i Moglicës, që ka një nga dy digat e betonit më të larta në Europë dhe është një nga projektet më të rëndësishme hidroenergjetike në vend, ka kaluar me sukses provën duke hapur portat e liqenit të tij.

Pamjet me dron tregojnë momentin e hapjes së portave ku gjithçka duket se është kryer me sukses. Nëse rezultatet e testeve janë brenda parametrave, pritet që pranverën e 2020 hidrocentrali i Moglicës të hyjë në punë.

Aktualisht kompania norvegjeze Statkraft, që po kryen investimin, po kryen testimin dhe kolaudimi e Hidrocentralit të Moglicës. Mbushja e rezervuarit të Moglicës filloi në qershor 2019 dhe aktualisht rezervuari ka arritur nivelin e nevojshëm për të mundësuar testimin dhe hapjen e portave.

Ky hidrocentral ka një kapacitet të instaluar prej rreth 184 MW dhe prodhim mesatar vjetor prej 450 Gwh, çka do të rrisë kapacitetin prodhues në vend.

Moglica është një nga dy hidrocentralet e Kaskadës së Devollit, përveç atij të Banjës, I cili është në operim prej vitit 2016. Investimi për këto 2 hidrocentrale përllogaritet në mbi 530 milion euro dhe mundëson rritjen e prodhimit të energjisë në Shqipëri me 17%.

Shqiptarja.com  14.04.2020