Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OST hap tenderin 100 milionë lekë. Lokalizatorë defektesh për 6 linja

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) ka hapur tenderin për zgjerimin e sistemit të lokalizimit të defekteve në Linjat e Tensionit të Lartë. Fondi limit është 100 milionë lekë dhe afati për ofertat është deri me datën 1 prill 2020.

Objekti i tenderit është zgjerimi i sistemit aktual të lokalizatorëve të defekteve me listën e nënstacioneve të përmendura më poshtë:

-Linja 220 kV  Burrel-Elbasan

-Linja 220 kV Tirana1-Elbasan1 (220-5)

-Linja 110 kV F.Arrëz –Fierzë

-Linja 110 kV Llapaj-Peshkopi

-Linja 110 kV Himarë –Sarandë

-Linja 110 kV Korçë-Përmet

“Lokalizatori i defekteve duhet të jetë një pajisje elektronike që duhet të përcaktojë vendodhjen e defektit për të gjitha llojet e lidhjeve të shkurtra në linjat 110 kV dhe 220 kV të Tensionit të Lartë të Sistemit të Transmetimit shqiptar. Lokalizatori i defekteve duhet të japë distancën e avarisë për çdo rast të Lidhjes së Shkurtër apo këputje të përcjellësit në linjat e Tensionit të Lartë që Operohen nga Sistemi i Transmetimit.  Lokalizatori i gabimit duhet të japë saktësi prej +/- 60m për të gjitha llojet e avarive të lidhjeve të shkurtëra, si dhe të ketë gabim  +/- 30 m për linja  < 50km në gjatësi” shkruhet në dokumentet e tenderit.

Çdo linjë duhet të ketë lokalizatorin e vet të avarisë. Lokalizatori i avarive do të shfrytëzojë një GPS të brendshëm ose një marrës satelitor për t’u lidhur me sistemin satelitor për të shënuar kohën e marrjes së informacionit në një saktësi prej 100ns. Të dhënat do të dërgohen nga secili lokalizator , ndërmjet një modemi ose lidhjes Ethernet, në një vend qendror ku largësia nga difekti do të llogaritet dhe shfaqet në kilometra sipas linjës përkatëse.

Scan,  02.03.2020